Realizon 50 pikë dhe shpërthen në lot, ky është rrugëtimi i vështirë i D-Rose

Derrick Rose ka dhuruar paraqitje të jashtëzakonshme mbrëmë ndaj Utah Jazz.

Sport

01/11/2018 20:39

Amerikani realizoi plotë 50 pikë për të ndihmuar skuadrën e tij të shënoj fitore, shkruan lajmi.net.

Lojtari ka shpërthyer në lot dhe është parë shumë i emocionuar pas ndeshjes, por për arsye më të mëdha se fitorja dhe performanca spektakolare.

Rrugëtimi i D-Rose ishte mjaft i vështirë por edhe motivues për tu marrë shembull.

Në vitin 2008, ai ka qenë zgjedhja e parë e draftit.

Në vitin 2009 është shpallur “Rookie” i vitit, për tu shpallur vetëm dy vite më vonë (2011) “MVP” duke u bërë kështu lojtari më i ri në histori të NBA me këtë titull.
2012 ishte fatale për Derrick, i cili pësoi një lëndim që e ndali ritmin e karrierës së tij.

Në vitin 2013 përsëri ai pësoi lëndim, asaj radhe duke lënduar miniskusin. Në vitin 2015 përsëri ishte një lëndim në miniskus që e la jashtë fushave.

Në 2016 ai u largua drejt New York Knicks, ku nuk pati performanca edhe aq të mira.

Viti 2017 e gjeti lojtarin në Cleveland, ku nënshkroi kontratë minimale 1 vjeçare.

Në 2018, Rose kaloi në Timberwolves, ku edhe mbrëmë realizoi 50 pikë, që ndryshe përkthehet si më së shumti në një ndeshje gjatë karrierës së tij.

Lojtari shpërtheu në lot pasi lufta e tij ishte tejet e vështirë dhe ai asnjëherë nuk u dorëzua. D-Rose pas ndeshjes ka thënë: “Askush nuk besoi tek unë, përveç meje”.

Si audiencë sportive, do të ishim me fat nëse Rose kthehet në formën e tij të dikurshme./Lajmi.net/

Kjo është performanca e Rose ndaj Jazz: