Realizohet amaneti i Pistës për klubin e basketbollit të femrave

Profesoresha e edukatës fizike dhe ish-basketbollistja shumë e njohur, Arbnora Sokoli ka marrë përsipër që të udhëheqë riaktivizimin e klubit të femrave në basketboll. Ky ka qenë një tjetër amanet që priste ta realizonte brenda disa javëve humanisti dhe politikani i ndjerë, Elvis Pista.

Lajme

29/06/2014 17:11

Pas inkuadrimit me klubin e futbollit Rahoveci në Ligën e Parë, është në radhë klubi i femrave në basketboll ai që duket se do të riaktivizohet, shkruan Rahoveci24.

Në një njoftim në faqen zyrtare të KB Rahoveci, bëhet e ditur se Arbnora Sokoli, profesoresha e edukatës fizike, ka marrë përsipër riaktivizimin e klubit për të kryer amanetin që ka pasur Elvis Pista.

“Të gjithë të interesuarit të lajmërohen në Facebook-un personal të Arbnora Sokolit, e të konfirmojnë regjistrimin në klub”, njofton KB Rahoveci.

Regjistrimi fillon nga sot dhe zgjat deri më 28 korrik.