Realit i iku Suarezi nga duart

Real Madridi u mposht edhe një herë nga Barcelona. Pas Neymarit, Luis Suarez është ylli i dytë që e lëshon nga duart gjiganti madrilen.

Sport

12/07/2014 14:46

Real Madridi ka dështuar sërish që ta mposht Barcelonën. Këtë radhë jo me rezultat, por në aspektin e transferimeve.

Gjiganti madrilen i kishte nisur bisedimet për Luis Suarezin përpara Barçës, por nuk u tregua i shkathtë dhe nga kjo përfitoi gjiganti katalunas, i cili dje e zyrtarizoi transferimin e sulmuesit të rrezikshëm uruguaian.

Njëjtë kishte ndodhur edhe në rastin e Neymarit. Ishin pikërisht Los Blancos të parët që kishin shprehur interesim për yllin brazilian, por rivali i përbetuar u tregua më i zhdërvjelltë dhe ia kapi nga duart.

Tash, Barcelona do ta ketë një treshe të frikshme në sulm, e cila përbëhet nga Messi-Neymar-Suarez. Këta të fundit kanë mundur të ishin madrilenë sot…