Realin e pret ferri në Munich

Drejtori i përgjithshëm i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge ka paralajmëruar Real Madridin se do ta pres ferri në Allianz Arena, në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.

Sport

24/04/2014 17:01

Drejtori i përgjithshëm i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge ka paralajmëruar Real Madridin se do të ketë punë të vështirë në ndeshjen e kthimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në Allianz Arena.

Los Blancos janë në avantazh 1:0, por Rummenigge beson në përmbysje.

“Rezultati 1:0 nuk është i dëshiruar, por të martën e ardhshme, në ndeshjen e kthimit në Munich, do të bëjmë gjithçka për ta përmbysur. Do të kemi ndihmën e 70 mijë tifozëve, do të jetë një ferr për Realin”, deklaroi Rummenigge për Bild.

Fituesi i ballafaqimit mes Realit dhe Bayernit do të ndeshet në finalen e Lisbonës me Chelsean ose Atletico Madridin, që kanë barazuar pa gola në takimin e parë në Vicente Calderon.