Reali vuan, por kualifikohet (Video)

Real Madridi është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, mirëpo me një mund të madh, pasi është mposhtur në shtëpi nga Schalke me rezultat 3-4, mirëpo u kualifikua falë fitores së arritur në Gjermani me rezultat 2-0.

Sport

10/03/2015 22:36

Pjesa e parë ishte spektakël i vërtetë. Fuchs në minutën e 20’ shënon për Schalken para se Ronaldo pesë minuta më vonë të barazojë rezultatin.

Në minutën e 40’ Huntelaar shënon për Schalken, para se në minutën e 45’ Ronaldo të shënojë përsëri për të barazuar rezultatin.

Në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 53’ Benzema shënon për të kaluar Realin në epërsi, para se në minutën e 57’ Sane të shënojë eurogol për të barazuar rezultatin.

Në minutën e 84’ Huntelaar e hesht në tërësi Bernabeun duke shënuar një gol dhe duke i vënë në ethe tërë lojtarët e Los Blancos.

Pavarësisht kësaj fitoreje, Reali kualifikohet për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, falë fitores që e ka arritur në Gjermani me rezultat 2-0.

YouTube player
YouTube player

https://vine.co/v/O9u9EhYg5EP
https://vine.co/v/O9u3ZeEeAV7
https://vine.co/v/O9z7O5Y6wdZ
https://vine.co/v/O9zmugjwOBM
https://vine.co/v/O9z5hZn0iqw