Reali vjen me fitoren e radhës (Video)

Real Madridi ka arritur të shënojë fitore në shtëpi me rezultat 3-1 ndaj Malagës, duke mos iu ndarë kështu Barcelonës në tabelën e klasifikimit në La Liga.

Sport

18/04/2015 21:51

Pjesa e parë përfundoi me epërsi minimale të Realit falë golit të shënuar nga Ramos në minutën e 24’.

Në minutën e 69’ James shënon një supergol, para se dy minuta më vonë Juanmi të shënojë për të ngushtuar epërsinë e Los Blancos.

Dhe, në minutën e 90+2, Ronaldo shënon për të vulosur fitoren e Realit në këtë takim.

Me këtë fitore, Reali është në vendin e dytë me 76 pikë, dy më pak se Barcelona që vazhdon të kryesojë tabelën me 78 pikë.

https://vine.co/v/ezthwIdVE3x
https://vine.co/v/eztFhKITi9q
https://vine.co/v/eztPanJWvaa
https://vine.co/v/ezt9xHHJm0Z