Reali vazhdon me fitore (VIDEO)

Real Madrid ka shënuar edhe fitoren e katërt më radhë në LaLiga.

Sport

22/10/2017 22:32

Kampionët e La Ligas në stadiumin ‘Santiago Bernabeu’ ka mposhtur me shumë lehtësi Eibarin, 3:0.

Dy golat e parë Real Madrid i shënoi në pjesën e parë.

Oliveira me një autogol në minutën e 18’ dhe Asensio në minutën e 28’, shënuan dy golat e parë për Realin.

Golin e tretë e shënoi mbrojtësi Marcelo, në minutën e 82’./Lajmi.net/