Reali synon rekordin botëror

Real Madrid synon ta thyejë rekordin botëror të skuadrës braziliane Coritiba e cila më 2011 shënoi 24 fitore të njëpasnjëshme.

Sport

10/12/2014 12:53

Real Madrid mposhti Ludogorets Razgradin të martën mbrëma në ndeshjen e xhiros së fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, duke shënuar fitoren e 19-të të njëpasnjëshme në të gjitha garat.

Pas humbjes në derbin e qytetit nga Atletico Madrid në kuadër të La Ligës, Los Blancos kanë hyrë në seri të jashtëzakonshme.

Deri më tani rekordin e një skuadre spanjolle e mbajti Barcelona e Frank Rijkaardit me 18 fitore me radhë. Por, tani ekipi i Carlo Ancelottit niset drejt rekordit botëror.

E, ai i takon skuadrës braziliane Coritiba e cila më 2011, shënoi 24 fitore të njëpasnjëshme. Duket e paarritshme, por për një ekip si ky i Real Madridit gjithçka është e mundur.