Reali sulmon Schalken me BBC

‘Euro mision’ për Real Madridin sonte në fushën e Schalke 04, në ndeshjen e parë të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve. Në faqen e parë të së përditshmes spanjolle, Marca, është vendosur treshja e mrekullive, së cilës do t’i besojë Carlo Ancelotti sonte: Gareth Bale, Karim Benzema e Cristiano Ronaldo. Pra, bëhet…

Sport

26/02/2014 12:20

‘Euro mision’ për Real Madridin sonte në fushën e Schalke 04, në ndeshjen e parë të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve.

Në faqen e parë të së përditshmes spanjolle, Marca, është vendosur treshja e mrekullive, së cilës do t’i besojë Carlo Ancelotti sonte: Gareth Bale, Karim Benzema e Cristiano Ronaldo.

Pra, bëhet fjalë për një BBC, siç po quhet treshja e ‘Los Blancos’, e cila ka realizuar 64 gola nga fillimi i sezonit.

Los Blancos kanë shënuar vetëm një fitore në 25 vizitat në Gjermani, por prapë janë favorit për të shënuar fitore dhe siguruar kualifikimin për në çerekfinale sepse janë një prej konkurrentëve kryesor për trofeun kontinental.