Reali s’ka nevojë për Vidalin

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka insistuar se ekipi i tij nuk ka nevojë ta transferojë mesfushorin e Juventusit, Arturo Vidal. Mesfushori kilian flitet se mund të përfundojë në Spanjë gjatë verës, pas eksperiencës së suksesshme tek Bianconeri, me gjigantët e La Ligas, Real Madrid dhe Barcelonës, që thuhet se kanë shprehur interesim për…

Sport

07/03/2014 20:30

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka insistuar se ekipi i tij nuk ka nevojë ta transferojë mesfushorin e Juventusit, Arturo Vidal.

Mesfushori kilian flitet se mund të përfundojë në Spanjë gjatë verës, pas eksperiencës së suksesshme tek Bianconeri, me gjigantët e La Ligas, Real Madrid dhe Barcelonës, që thuhet se kanë shprehur interesim për të.

Sidoqoftë, trajneri italian e ka përjashtuar mundësinë që drejtori i Juventusit, Beppe Marotta ta ketë vizituar qendrën stërvitore të Realit, për të biseduar rreth transferimit të mundshëm të ish futbollistit të Bayer Leverkusenit.

“Ai erdhi për ta parë qendrën sportive. Në mesfushë, ne nuk kemi nevojë ta marrim dikë. Do ta presim Sami Khediran”, deklaroi Ancelotti për të përditshmen italiane, La Stampa.

Ish trajneri i Juventusit, Milanit, Chelseat dhe Paris Saint Germainit e ka lavdëruar ndërkohë mesfushorin e PSG’së, Marco Verratti, por po ashtu insistoi se futbollisti italian nuk do të transferohet në kryeqytetin spanjoll.