Reali s’ka nevojë për përforcime

Real Madridi nuk ka nevojë për përforcime gjatë verë. Për këtë ka siguruar trajneri Carlo Ancelotti, i cili është i kënaqur me ekipin që e ka në dispozicion.

Sport

09/05/2014 12:58

Carlo Ancelotti nuk do të kërkojë përforcime gjatë verës. Trajneri i Real Madridit është i kënaqur me lojtarët që ka në dispozicion, prandaj thotë se do të vazhdojë me ekipin e njëjtë edhe sezonin tjetër.

“Nuk është pak t’i transferosh gjithmonë lojtarët më të mirë. E Reali i ka ata. Për këtë, nuk do ta transferoja askënd, sepse më pëlqejnë lojtarët që i kam”, ka deklaruar trajneri italian, i cili ishte pjesë e prezantimit e videolojës ‘United Eleven’, një produkt korean ku ai e prezantoi imazhin e tij.

Ancelotti e dërgoi ekipin Los Blancos në finale të Ligës së Kampionëve, në sezonin e tij të parë në Santiago Bernabeu dhe synon t’ia sigurojë këtij ekipi titullin e dhjetë evropian në histori.

Gjithashtu, Merengues ishin shumë afër titullit në La Liga, por pas barazimit ndaj Valladolidit, gjasat për titull janë zbehur.