Reali shpërthen kundër FIFA-s

Real Madridi ka kundërshtuar ashpër dënimin e FIFA-s për ndalimin e transferimeve.

Sport

14/01/2016 20:24

Drejtori i përgjithshëm i Real Madridit, Jose Angel Sanchez, i ka cilësuar argumentet e FIFA-s si absurde.

“Argumenti i FIFA-s nuk është i vërtetë. Real Madridi gjithmonë i ka respektuar rregullat e FIFA-s”, deklaroi Sanchez, përcjellë “Lajmi.net”.

“Ne jemi një klub me vlera që nuk i shkelim ligjet. Do ta kundërshtojmë deri në fund këtë vendim të padrejtë”, shtoi ai.