Reali pushon Ronaldon

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti është duke shqyrtuar mundësinë e pushimit të Cristiano Ronaldos për udhëtimin në San Sebastian te Real Sociedad të shtunën, në kuadër të La Ligës. Sipas të përditshmes sportive spanjolle Marca, strategu italian nuk dëshiron të rrezikojë yllin portugez për ndeshjen e radhës në kampionat, pas lëndimit që pësoi në…

Sport

03/04/2014 11:30

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti është duke shqyrtuar mundësinë e pushimit të Cristiano Ronaldos për udhëtimin në San Sebastian te Real Sociedad të shtunën, në kuadër të La Ligës.

Sipas të përditshmes sportive spanjolle Marca, strategu italian nuk dëshiron të rrezikojë yllin portugez për ndeshjen e radhës në kampionat, pas lëndimit që pësoi në përfundim të ndeshjes me Borussia Dortmundin të mërkurën në Santiago Bernabeu.

Edhe pse Ancelotti insistoi se Ronaldo nuk vuan nga ndonjë lëndim, por u zëvendësua për të mos e rrezikuar pësimin e një të tillë, ai thuhet se është duke konsideruar mundësinë e pushimit të futbollistit kryesor të Los Blancos për ndeshjen e kthimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Borussia Dortmundit të martën.

Gjiganti madrilen ka epërsi prej 3:0 nga dueli i parë.