Reali pritet ta shesë Benzeman

Sipas raportit më të fundit të bërë nga mediat  botërore, mësojmë se skuadra e Real Madridit nuk e ka përjashtuar një mundësi për të larguar Karim Benzeman nga Bernabeu.

Sport

26/01/2015 10:03

Lajmet më të fundit që kanë arritur nga mediat e sportit kanë qenë bombastike. Reali do të lejojë largimin e Benzemas nga Bernabeu në fund të sezonit.

Los Blancos kanë refuzuar ta mohojnë një largim të sulmuesit francez në fundin e këtij sezonit.

Benzema po kërkohet me ngulm nga disa skuadra angleze sidomos nga Liverpooli, që është duke kaluar në një krizë të madhe në fazën ofanzive.