Reali po luan më mirë se Barça

Real Madrid ka shënuar fitore me rezultat 3:0 ndaj Romës, skuadër kjo e cila ishte gjysmë finaliste vitin e kaluar në Ligën e Kampionëve.

Sport

20/09/2018 09:10

Të përzgjedhurit e Lopeteguit shfaqën një lojë briliante si në aspektin kolektiv ashtu edhe individualisht.

Kundër Romës, madrilenët u mbrojtën më mirë se që ata bëjnë zakonisht dhe gjithashtu bënë mirë në fazën e sulmit.

Barca në anën tjetër edhe pse fitoi me katër gola diferencë ndaj PSV, sipas Marca, është Reali skuadra që po shfaq futboll më të bukur. /Lajmi.net/