Reali po feston

Real Madridi po feston sonte, pasi e fitoi trofeun e dhjetë të Ligës së Kampionëve në Lisbonë. Heronjtë Los Blancos kanë shëtitur me autobus në qytet, ndërsa kanë përfunduar në stadiumin Santiago Bernabeu. Festa po vazhdon!

Sport

26/05/2014 00:51

Real Madridi vazhdon të festojë. Pasi e fitoi të shtuën trofeun e dhjetë të Ligës së Kampionëve, Los Blancos e vazhduan festën edhe të dielën mbrëma.

Lojtarët kanë dalë rreth orës 20:15, duke e përshkuar me një autbous qendrën e Comunidad, për të vazhduar në Puerta del Sol dhe në Ayuntamiento de Madrid, në Cibeles.

Ata më pas kanë vazhduar në stadiumin Santiago Bernabeu, ku kanë mbërri rreth orës 22:00.

Aty, futbollistët, të përkrahur nga një numër i jashtëzakonshëm tifozësh, kanë kënduar dhe vallëzuar për La Deciman, përballë një ekrani gjigant, të vendosur në mesin e fushës.

Sigurisht, madrilenët kanë arsye për festë, pasi e fituan Championsin e dhjetë, pas 12 vjetësh pritje.