Reali po e transferon Hazardin me ‘ndihmën’ e ish-yllit të Interit

Tashmë është bërë e ditur se Real Madrid ka arritur marrëveshje personale me Eden hazard.

Sport

09/12/2018 17:34

Real Madrid ka kohë që po tenton ta transferoj Eden Hazardin, mirëpo Roma Abramovich e ka bllokuar largimin e tij.

Por, ylli belg ka bërë të ditur se ai e ëndërron kalimin në ‘Santiago Bernabeu’, andaj në verën e ardhshme me gjasë do ta kompletojë transferimin, përcjell “lajmi.net”.

Real Madrid po e ofron Mateo Kovacicin, që aktualisht është i huazuar te Chelsea.

Madrilenët po e ofrojnë kroatin dhe një shumë të parave, në mënyrë që ta transferojnë Eden Hazardin.

Mirëpo, blutë duan një lojtar tjetër në marrëveshje, pasi Kovacicin e duan në marrëveshje të veçantë. /Lajmi.net/