Reali përmbysë Bayernin në Mynih, me një këmbë në finale

Madrilienët fituan në "Alianz Arena" me përmbysje, 2:1.

Sport

25/04/2018 22:38

Real Madridi ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Bayernit të Munichut.

Madrilienët fituan në “Alianz Arena” me përmbysje, 2:1.

Vendësit kaluan në epërsi me golin e Joshua Kimmich.

Megjithatë, Reali shënoi dy herë me Marcelo dhe Marco Asension, për të marrë një fitore të madhe.

Ndeshja e kthimit zhvillohet në “Bernabeu” të martën e ardhshme. /Lajmi.net/