Reali pas Van Persiet

Real Madrid do të ofrojë 25 milionë euro për transferimin e sulmuesit të Manchester Unitedit, Robin van Persie, pas rihapjes së afatit kalimtar në janar.

Sport

09/09/2014 12:37

Real Madrid është i gatshëm të shpenzojë 25 milionë euro për transferimin e sulmuesit të Manchester Unitedit, Robin van Persie, në janar. S

ipas menaxherit të FIFA-s, Francois Gallardo, gjiganti spanjoll do të tentojë blerjen e golgeterit holandez, pavarësisht angazhimit të Javier Hernandezit pikërisht nga United, në formë huazimi gjatë afatit kalimtar të verës.

Mirëpo, largimi i Van Persiet nga Old Trafford do të jetë shumë i vështirë për faktin se ai ka raport të shkëlqyeshëm me menaxherin e ri Louis van Gaal.

Mirëpo, ardhja e Radamel Falcoas mund ta lë atë jashtë formacionit bazë dhe minutazhi i kufizuar për lojë mund ta detyrojë atë që të shqyrtojë opsionet e tjera.