Reali pa Pepen, me Benzeman

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema ndihet shëndosh e mirë dhe ka kërkuar nga trajneri Carlo Ancelotti që ta aktivizojë në formacionin bazë kundër Atletico Madridit. Ndërsa, në mbrojtje pritet të mungojë Pepe.

Sport

24/05/2014 17:53

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka biseduar me sulmuesin Karim Benzema, i cili i ka thënë italianit se dëshiron të luajë në formacionin bazë kundër Atletico Madridit, në finalen e Ligës së Kampionëve.

Ylli francez ka vuajtur së fundmi nga një lëndim por duket se është rikuperuar dhe është i gatshëm për lojë, raporton El Mundo Deportivo.

Ndërsa, sa i përket ndryshimeve që mund të pësojë formacioni bazë i Los Blancos, Pepe pritet të mungojë për shkak të gjendjes jo të mirë fizike, ndërsa Asier Illarramendi do të zëvendësojë Xabi Alonson.

Mirëpo, nuk përjashtohet mundësia as e inkuadrimit të befasisë së quajtur Sami Khedira.