Reali ofertë për Yaya Toure

Skuadra e Real Madridit tashmë është hedhur në sulm për shërbimet e mesfushorit të Manchester Cityt, Yaya Toure, për të cilin do të ofrojë plotë 75 milionë euro.

Sport

07/09/2014 10:01

Lajmet më të reja që arrijnë nga mediat botërore, na mësojnë se trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti është duke monitoruar situatën e Yaya Toures te Manchester City.

Paratë e fituara nga shitja e Di Marias dhe Xabi Alonsos, Reali është duke shikuar që t’i shpenzojë në disa transferime të mëdha gjatë janarit.

Raportohet se Los Blancos do të bëjnë një ofertë të lartë, vetëm për të siguruar shërbimet e mesfushorit nga Bregu i Fildishtë.

Përpos tij, mbretërit do të kërkojnë edhe dyshen e Dortmundit, Reus dhe Hummels, për të cilët janë në garë për një kohë të gjatë.