Reali nuk shkon larg pa Ronaldon

Real Madrid ishte në rrezik serioz të humb avantazhin prej tre golash në duelin e kthimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Borussia Dortmundit. Los Blancos fituan 3:0 në Santiago Bernabeu, por pa Cristiano Ronaldon – e lënduar – humbën 2:0 në Westfalenstadion, duke rrezikuar seriozisht kualifikimin në gjysmëfinale. Dhe, paraqitja e zbehtë e…

Sport

09/04/2014 11:10

Real Madrid ishte në rrezik serioz të humb avantazhin prej tre golash në duelin e kthimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Borussia Dortmundit.

Los Blancos fituan 3:0 në Santiago Bernabeu, por pa Cristiano Ronaldon – e lënduar – humbën 2:0 në Westfalenstadion, duke rrezikuar seriozisht kualifikimin në gjysmëfinale.

Dhe, paraqitja e zbehtë e Realit pa yllin portugez ka sjell kritika për ekipin e Carlo Ancelottit.

E përditshmja sportive franceze L’Equipe ka publikuar një artikull me titullin: “Pa Ronaldon nuk do të shkojnë larg”, duke kritikuar paraqitjen e futbollistëve të Real Madridit që e rrezikuan kualifikimin me paraqitjen e tyre të zbehtë në mungesë të Ronaldos. 

Po ashtu, L’Equipe sugjeroi se mesfushori Xabi Alonso është dashur të përjashtohej me dy kartonë të verdhë.