Reali nuk përforcohet

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka përjashtuar mundësinë e angazhimit të një zëvendësuesi për Sami Khediran, gjatë afatit kalimtar të janarit, duke shpjeguar se ai vetëm “duhet ta ndryshojë komplet formacionin”. Pushimi ndërkombëtar ishte i ashpër për Los Blancos pasi mesfushori Khedira u lëndua në miqësoren kundër Italisë dhe do të mungojë për gjashtë…

Sport

18/11/2013 18:30

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka përjashtuar mundësinë e angazhimit të një zëvendësuesi për Sami Khediran, gjatë afatit kalimtar të janarit, duke shpjeguar se ai vetëm “duhet ta ndryshojë komplet formacionin”.

Pushimi ndërkombëtar ishte i ashpër për Los Blancos pasi mesfushori Khedira u lëndua në miqësoren kundër Italisë dhe do të mungojë për gjashtë muaj pas operacionit në ligamentet e gjurit.

Për më tepër, edhe mesfushori tjetër Xabi Alonso u dëmtua në fitoren e Spanjës ndaj Guineas Ekuatoriale. Por, Ancelotti ka insistuar se klubi nuk do të bëjë investime gjatë janarit për të kompensuar mungesën.

“Ne nuk mendojmë ta transferojmë askënd. Kemi pasur gat të keq, sidomos me Khediran. Fatmirësisht, Xabi ka pranuar vetëm një goditje. Por, Khedira është një futbollist shumë i rëndësishëm që sjellë ekuilibër në ekip dhe pa të duhet të gjejmë një zgjidhje”, deklaroi Ancelotti për AS.