Reali nuk është në krizë

Mbrojtësi i Borussia Dortmundit, Mats Hummels ka mohuar sugjerimet se Real Madrid është në krizë para duelit të tyre në çerekfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën. Pas 18 ndeshjesh pa humbje në La Ligë, Los Blancos pësuan disfata të njëpasnjëshme nga Barcelona dhe Sevilla që i ka zbritur në pozitën e tretë në tabelë.…

Sport

01/04/2014 10:22

Mbrojtësi i Borussia Dortmundit, Mats Hummels ka mohuar sugjerimet se Real Madrid është në krizë para duelit të tyre në çerekfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën.

Pas 18 ndeshjesh pa humbje në La Ligë, Los Blancos pësuan disfata të njëpasnjëshme nga Barcelona dhe Sevilla që i ka zbritur në pozitën e tretë në tabelë.

Megjithatë, Hummels është i vetëdijshëm për detyrën e vështirë që e pret Dortmundin në Bernabeu.

“E kam shikuar ndeshjen e tyre kundër Barcelonës. Ju nuk mund të flisni për krizë pas atij takimi”, deklaroi reprezentuesi gjerman për uebfaqen zyrtare të Bundesligës.

“Real Madrid në asnjë formë nuk ishte i dominuar dhe ata kanë shumë futbollistë të nivelit botëror. Por, edhe ata mund të mposhtën pasi kanë dobësitë e tyre”.