Reali nuk e frikëson Huntelaarin

Sulmuesi i Schalkes, Klaas-Jan Huntelaar është i bindur se skuadra e tij ka shanse të mira në përballje me Real Madridin, në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve. Ndeshja e parë zhvillohet në Gelsenkirchen të mërkurën dhe Huntelaar beson tek fuqia e ekipit të tij. “Unë mendoj se Real Madridi është favorit, por ne e…

Sport

24/02/2014 14:13

Sulmuesi i Schalkes, Klaas-Jan Huntelaar është i bindur se skuadra e tij ka shanse të mira në përballje me Real Madridin, në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë zhvillohet në Gelsenkirchen të mërkurën dhe Huntelaar beson tek fuqia e ekipit të tij.

“Unë mendoj se Real Madridi është favorit, por ne e luajmë ndeshjen e parë në shtëpi aty ku do të luftojmë shumë”, deklaroi ai.

“Të fitosh kundër Real Madridit, nuk është një gjë e pamundur për ne, edhe pse ata janë favoritë për të kaluar më tutje, dhe janë favoritët kryesor për të fituar titullin e Ligës së Kampionëve”, tha holandezi për gazetën spanjolle, Marca.

Huntelaar ka luajtur me fanellën e Real Madridit në sezonin 2008-09, ku është paraqitur në plotë 20 takime duke shënuar tetë gola.