Reali nuk e ‘dënoi’ Barcelonën

Nënkryetari i Real Madridit, Pedro Lopez Jimenez ka insistuar se klubi nga Santiago Bernabeu nuk luajti rol në vendimin e FIFA-së për të dënuar Barcelonën nga shitblerja e futbollistëve në dy afatet e ardhshme kalimtare. Kampioni në fuqi i La Ligës u sanksionua nga Federata botërore për shkeljen e rregullave lidhur me angazhimin dhe regjistrimin…

Sport

04/04/2014 09:54

Nënkryetari i Real Madridit, Pedro Lopez Jimenez ka insistuar se klubi nga Santiago Bernabeu nuk luajti rol në vendimin e FIFA-së për të dënuar Barcelonën nga shitblerja e futbollistëve në dy afatet e ardhshme kalimtare.

Kampioni në fuqi i La Ligës u sanksionua nga Federata botërore për shkeljen e rregullave lidhur me angazhimin dhe regjistrimin e disa futbollistëve të huaj nën moshën 18-vjeç.

Presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu njoftoi të enjten se FIFA ka hapur hetime ndaj politikës së transferimeve të gjigantit katalan pas një “ankese anonime” duke zgjuar spekulime se Real Madrid mund të ketë luajtur rol në ndëshkimin e klubit nga Camp Nou.

Por, Jimenez ka insistuar se Reali nuk ka të bëjë asgjë me dënimin e rivalit.

“As Real Madrid, e as unë si anëtar i FIFA-së nuk kam asgjë të bëjë me sanksionin që i është shqiptuar Barcelonës”, deklaroi Jimenez për të përditshmen sportive spanjolle AS.