Reali nuk do ta harrojë zakonin

Skuadra e Real Madridit do të vazhdojë të shpenzojë shuma të mëdha parashë, për transferimin e yjeve të ndryshëm të botës së futbollit.

Sport

04/09/2014 23:21

Real Madridi padyshim që është skuadra e cila shpenzon më shumë në tregun e transferimeve, pasi një gjë të tillë e bën për të sjellur lojtarë të mëdhenjë në Bernabeu.

Los Blancos janë kritikuar shumë shpeshë për një gjë të tillë, mirëpo ata nuk do ta harrojnë zanatin e tyre.

Sipas një analize të bërë nga e përditshmja spanjolle, AS, mësojmë se Real Madridi nuk do të ndalet së shpenzuari në merkato, ndërsa këtë gjë pritet ta bëj menjëherë në merkaton e ardhshme.

Ronaldo dhe Gareth Bale janë transferet më të shtrenjta në histori të futbollit dhe të dy këto transfere janë bërë pikërisht te skuadra e Real Madridit.