lajmi.net

Reali në epërsi me golin e Benzemas

Real Madrid udhëheq pas pjesës së parë ndaj Bayern Munichut me rezultat 1:0. Sulmuesi Karim Benzema shënoi në minutën e 19-të pas një kundërsulmi efikas të Los Blancos.

Sport

23/04/2014 22:36

Real Madrid është në epërsi 1:0 ndaj Bayern Munichut pas përfundimit të pjesës së parë të duelit të tyre në Santiago Bernabeu, në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Edhe pse mysafirët janë duke dominuar me posedimin e topit, Los Blancos janë duke u shfaqur jashtëzakonisht të rrezikshëm në kundërsulme. Dhe, pikërisht kështu Reali kaloi në epërsi në minutën e 19-të me golin e sulmuesit Karim Benzema.

Vetëm shtatë minuta më vonë vendasit kanë mundur të dyfishojnë avantazhin por Cristiano Ronaldo goditi mbi portë pas një topi të saktë nga Fabio Coentrao.

Kurse, në minutën e 41-të, Angel di Maria goditi lart mbi portë pasi u gjend i vetëm në krahun e majtë të portës së portierit Manuel Neuer. 

23/04/2014 22:35

LM