Reali ndërhyn në treg, transferon lojtarin e shumëkërkuar nga Barcelona

Real Madrid është vënë në kërkim të talentit të Ajaxit, Frankie De Jong.

Sport

24/09/2018 16:26

‘Los Blancos’ janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 80 milionë euro për Frankie De Jong.

Lojtari i lindur në vitin 1999 po kërkohet nga shumë skuadra evropiane.

‘De Telegraaf’ raporton se Real Madrid dëshiron të mposht konkurrencën e Barcelonës dhe Manchester United për 21 vjeçarin, përcjell lajmi.net.

De Jong është pjesë e ekipit të parë të Ajax që nga viti 2016, ku ka regjistruar 30 paraqitje. Ai po ashtu është paraqitur dy herë edhe për ekipin kombëtar të Holandës./Lajmi.net/