Reali, mysafir i padëshiruar

Real Madrid është mysafir i padëshiruar në Ligën e Kampionëve. Los Blancos nuk kanë pësuar humbje në duelin e parë në udhëtim, nga viti 2006.

Sport

01/10/2014 14:32

Real Madrid është kampion në fuqi i Evropës. Por, Los Blancos mund të krenohen edhe me një tjetër statistikë para duelit në udhëtim me Ludogorets Razgrad, pasi nuk ka pësuar humbje në ndeshjen e parë si mysafir, në shtatë vitet e fundit.

Nga viti 2006 kundër Olympique Lyon ku vendasit fituan me rezultat 2:0, Real Madrid ka regjistruar shtatë fitore dhe një barazim në ballafaqimet e para në udhëtime.

Në dy edicionet e fundit, gjiganti madrilen e nisi me goleada duke fituar 4:1 te Ajax Amsterdam dhe 6:1 te Galatasaray.

Njësoj mund të përfundojë edhe sonte në përballje me skuadrën modeste bullgare.