Reali mposht pastër Romën në ndeshjen e mbrëmjes

Real Madrid ka fituar kryendeshjen e mbrëmjes ndaj Romës në kuadër të Grupit G në Ligën e Kampionëve.

Sport

19/09/2018 22:51

“Los Blancos” fituan me rezultat të pastër, 3:0.

Golin e parë e shënoi Isco në fund të pjesës së parë.

Të dytin, Gareth Bale në fillim të pjesës së dytë.

Golin e fundit e realizoi Mariano në minutat shtesë.

Në ndeshjen tjetër të grupit, Viktoria Plzen mundi CSKA-në 2:1. /Lajmi.net/