Reali monitoron Carlos Abadin

Sipas mediave spanjolle, skuadra e Real Madridit është duke monitoruar portierin e ri të Tenerifes, Carlos Abadin, i cili njihet ndryshe si 'Courtoisi i ri'

Sport

28/12/2014 23:53

E përditshmja AS, raporton se Real Madridi ka kthyer radarin kah portieri i Tenerifes, Carlos Abad, i cili konsiderohet si e ardhmja e portierëve.

Ai konsiderohet si pasardhës i denjë i Casillasit, pasi tentimet e Los Blancos për të transferuar De Gean ose Llorisin, nuk janë duke shkuar sipas planeve.

19 vjeçari ka bërë një progres të madhe me skuadrën e tij aktuale, duke bërë debutimin e tij profesional në nëntor të këtij vitit. Ai i ka impresionuar të gjithëve me aftësitë e tij.

Përndryshe, Abad njihet edhe si ‘Courtois’ i ri, pasi ka veçori të ngjashme me portierin e Chelseas, duke përfshirë këtu gjatësinë dhe sigurinë. Kontrata e tij me skuadrën aktuale përfundon në vitin 2016, ndërsa klauzola e blerjes është 3 milionë euro.