Reali, mega-ofertë për Suarezin

Real Madrid është i gatshëm të paguajë 86 milionë euro për transferimin e sulmuesit të Liverpoolit, Luis Suarez, gjatë këtij afati kalimtar të verës, ka njoftuar tabloidi britanik The Sun.

Sport

10/06/2014 11:50

Real Madrid e ka marrë seriozisht transferimin e Luis Suarezit.

Sipas tabloidit britanik The Sun, Los Blancos janë të gatshëm t’i ofrojnë Liverpoolit një ofertë me vlerë prej rreth 86 milionë euro për transferimin e sulmuesit uruguaian, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Aktualisht, Suarez është së bashku me Kombëtaren e Uruguait duke u rikuperuar nga lëndimi në menisk në mënyrë që të luajë në Kampionatin botëror në Brazil.

Suarez e mbylli një stinor të jashtëzakonshëm në Premierligë duke realizuar 31 gola dhe do ta ndajë Këpucën e Artë të golashënuesit më të mirë të Evropës me yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Mirëpo, nëse Reds vendosin ta pranojnë ofertën e Realit atëherë Suarez dhe Ronaldo do të jenë bashkëlojtarë në Santiago Bernabeu, duke filluar nga sezoni i ri.