Reali me shumë mungesa ndaj Levantes

Zinedine Zidane nuk do të mund të llogarisë në disa prej lojtarëve kryesorë, për ndeshjen ndaj Levantes në La Liga të mërkurën.

Sport

29/02/2016 10:13

Karim Benzema do të mungojë në ndeshjen ndaj Levantes në La Liga.

Sulmuesi francez u zëvendësua edhe në takimin me Atletico Madridin me të përfunduar pjesa e parë, ndërsa Marca raporton se ai do ta humbë edhe përballjen me Levanten.

Pëeveç tij, në këtë ndeshje do të mungojnë edhe Ramos dhe Carvajal për shkak të kartonëve të verdhë, si dhe Bale e Marcelo për shkak të lëndimeve.