Reali më në fund i përgjigjet ofertës së Juventusit për Ronaldon, ky është vendimi

Sipas "AS", Reali i ka thënë "po" propozimit të Juves.

Sport

10/07/2018 16:29

Real Madridi ka pranuar ofertën e Juventusit për Cristiano Ronaldon.

Sipas “AS”, Reali i ka thënë “po” propozimit të Juves, përcjellë “Lajmi.net”.

Italianët kanë dërguar 100 milionë euro në drejtim të madrilienëve për portugezin.

Ronaldo është duke shijuar pushimet në Greqi.

Flitet se ai do të takohet atje edhe me trajnerin e Juventusit, Massimiliano Allegrin. /Lajmi.net/