Reali me listë emergjente për sulmin, këta janë pesë kandidatët

Real Madrid vazhdon ta vajtojë vendimin për shitjen e Cristiano Ronaldos.

Sport

18/01/2019 15:16

Largimi i pesë herë fituesit të Topit të Artë, mungesa e golave nga Karim Benzema dhe lëndimi i Mariano Diaz, kanë sjellë Real Madridin në një situatë kritike.

Në një situatë alarmante dhe në një faze delikate të sezonit, Real Madrid po e vlerëson të arsyeshme ndërhyrjen në treg për transferimin e një sulmuesi.

Sipas ‘AS’, në listën e ‘Merengeu’ janë pesë sulmues.

Oliver Giroud i Chelsea, Radamel Falcao i Monaco, Fedor Smolov i Lokomotivës, Bas Dost i Sportingut dhe Emiliano Sala i Nantes, janë emrat e listës emergjente të kampionëve të Real Madrid./Lajmi.net/