Reali më i fortë se Bayerni

Arsene Wenger e sheh Real Madridin si kandidat potencial për ta fituar Ligën e Kampionëve, duke besuar se gjiganti madrilen është më i fuqishëm se Bayern Munichu. Fituesit e Ligës së Kampionëve e mposhtën skuadrën e francezit me rezultat 2:0, në ndeshjen e parë të së tetës së finales. Bavarezët janë favoritë për të shkuar…

Sport

04/03/2014 23:01

Arsene Wenger e sheh Real Madridin si kandidat potencial për ta fituar Ligën e Kampionëve, duke besuar se gjiganti madrilen është më i fuqishëm se Bayern Munichu.

Fituesit e Ligës së Kampionëve e mposhtën skuadrën e francezit me rezultat 2:0, në ndeshjen e parë të së tetës së finales.

Bavarezët janë favoritë për të shkuar në çerekfinale, në kërkim të mbrojtjes së titullit evropian, por Wenger nuk i sheh ata më të rrezikshëm se skuadrën e Carlo Ancelottit.

“Vitin e kaluar, Ribery e Robben po luanin së bashku dhe ata ishin në një formë të shkëlqyeshme, kështu që Bayerni ishte mjaft i fuqishëm përpara. Këtë vit, ata e mbajnë më shumë topin, por mendoj se janë më pak të rrezikshëm”, deklaroi Wenger për Eurosport.

“Mendoj se e pamë këtë ndaj Arsenalit. Edhe pse ne po luanim me 10 lojtarë, ata nuk krijuan shumë raste”, vazhdoi trajneri francez.

Ndërkohë, Reali e shkatërroi Schalken në duelin e parë të së tetës së finales, 6:1 dhe e sheh veten në çerekfinale tashmë.

Ecuria e madrilenëve këtë sezon e bën trajnerin e Arsenalit të mendojë se ‘Los Blancos’ janë ekipi për t’u mposhtur këtë edicion, në kompeticionin më të rëndësishëm evropian të futbollit.

“Real Madridi momentalisht nuk është i barabartë me askënd. Për mua, ky është ekipim e balancën më të mirë”, përfundoi Wenger.