Reali me fuqi të plotë

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka bërë të ditur se Cristiano Ronaldo është shëndosh e mirë dhe do të luajë kundër Espanyolit në ndeshjen e xhiros së fundit të La Ligës të shtunën.

Sport

16/05/2014 15:02

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka njoftuar se Cristiano Ronaldo do të luajë kundër Espanyolit të shtunën, në ndeshjen e xhiros së fundit të La Ligës.

Ronaldo mungoi në fundjavën e shkuar në humbjen 2:0 në udhëtim te Celta Vigo që e la Realin jashtë garës për titull të kampionit.

Por, ai është rikuperuar dhe do të luajë përball Espanyolit.

“Cristiano është mirë, në dispozicion, të shtunën do të luajë. Nuk ka probleme”, deklaroi Ancelotti në konferencë për shtyp. Strategu italian po ashtu njoftoi se mesfushori Sami Khedira është shëndosh e mirë.

“Ai ka nevojë për minuta, dhe do t’ia japim. U paraqit mjaft mirë kundër Celta Vigos, nuk pati probleme dhe do të jetë një opsion për finale”.

Sa i përket formacionit bazë, Ancelotti tha: “Nuk e kam vendosur ende. Vetëm Pepe nuk është në dispozicion, sikurse Jese, do të vendosi nesër”.