Reali me fat që u kualifikua

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti pranoi se skuadra e tij ishte me fat që u kualifikua në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pas humbjes 2:0 nga Borussia Dortmund. Los Blancos vuajtën shumë, por kaluan tutje falë fitores 3:0 në duelin e parë në Santiago Bernabeu. “Të gjitha ndeshjet në këtë fazë janë shumë të…

Sport

09/04/2014 07:30

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti pranoi se skuadra e tij ishte me fat që u kualifikua në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pas humbjes 2:0 nga Borussia Dortmund.

Los Blancos vuajtën shumë, por kaluan tutje falë fitores 3:0 në duelin e parë në Santiago Bernabeu. “Të gjitha ndeshjet në këtë fazë janë shumë të vështira”, deklaroi Ancelotti.

“Ne jemi me fat që u kualifikuam në gjysmëfinale. Jemi të lumtur me këtë, por të pakënaqur që vuajtëm shumë. Sidomos në pjesën e parë. Ne e hapëm përballjen sërish”, u shpreh ai.

“Ishim më të mirë në pjesën e dytë. Futbolli është i tillë, ne bëmë dhurata, shumë gabime, dhe nuk kishim vetëbesimin e nevojshëm dhe vuajtëm për shkak të kësaj”.