Reali me dy mungesa të reja për ndeshjen e ardhshme

Sergio Ramos dhe Daniel Carvajal janë suspenduar dhe do të mungojnë në ndeshjen e ardhshme që skuadra e Realit e zhvillon ndaj Almerias.

Sport

26/04/2015 23:32

Real Madridi do të jetë me mjaft mungesa për ndeshjen e ardhshme të La Ligas, atë kundër Almerias.

Sergio Ramos dhe Daniel Carvajal sot kanë marrë dhe kartonin e pestë të verdhë në këtë sezon dhe kështu do të mungojnë në ndeshjen e ardhshme.

Kështu, Ancelotti do të ketë mjaft mungesa, pasi dihet se Modric, Bale dhe Benzema janë të lënduar dhe ende nuk dihet gjendja zyrtare e tyre, përpos mesfushorit kroat që do të jetë jashtë fushave të lojës edhe për disa javë tjera.