Reali mban Iscon

Isco nuk do të largohet nga Real Madrid. Mesfushori i kërkuar nga Paris Saint-Germain dhe Manchester City nuk do të vihet në shitje nga Los Blancos gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport

19/04/2014 12:16

As Paris Saint-Germain e as Manchester City, e ardhmja e Iscos është në Real Madrid.

Trajneri i Los Blancos, Carlo Ancelotti nuk e ka ndërmend të lejojë largimin e mesfushorit spanjoll gjatë afatit kalimtar të verës, ka bërë të ditur portali Fichajes.net.

Isco nuk ka luajtur me vazhdimësi gjatë këtij sezoni dhe së fundmi qarkulluan spekulime se ai mund të largohet nga Santiago Bernabeu në fund të sezonit.

Mirëpo, Ancelotti e vlerëson futbollistin dhe dëshiron ta ketë në dispozicion edhe për sezonin e ri.

Ish ylli i Malagas spekulohet se kërkohet nga Paris Saint-Germain dhe Manchester City, mirëpo duket se do të vazhdojë të jetë anëtar i Real Madridit.

Isco nuk zë vend në formacionin bazë të Los Blancos për shkak të një numri të madh të mesfushorëve kualitativ që ka në dispozicion Ancelotti.