Reali largon Navasin, e pret Man Utd

Keylor Navas mund të largohet nga Real Madrid, vetëm një stinor pas ardhjes në klub. Portieri nga Kosta Rika kërkohet nga Manchester United.

Sport

26/02/2015 17:23

I kërkuar gjatë verës së vitit të kaluar nga Manchester United, portieri i Real Madridit, Keylor Navas më në fund mund të mbërrijë nën urdhrat e menaxherit Louis van Gaal, nga edicioni i ardhshëm.

Sipas të përditshmes sportive madrilene “Marca”, reprezentuesi i Kosta Rikës mund të largohet nga Santiago Bernabeu në fund të këtij sezoni, vetëm një vit pas ardhjes në klub.

Kjo për faktin se ai ka gjetur fare pak hapësirë për lojë me Los Blancos, dhe kjo i ka dhënë shpresë gjigantit anglez se do të arrijë ta bind që të transferohet në Old Trafford për të luftuar me David de Gean.