Reali largon Khediran
Sami Khedira nuk do ta vazhdojë kontratën me Real Madridin dhe do të largohet nga klubi si futbollist i lirë në verën e vitit të ardhshëm.
Sport
Sami Khedira është duke kaluar muajt e fundit të karrierës së tij si futbollist i Real Madridit.
Mesfushori gjerman nuk do ta vazhdojë kontratën me gjigantin nga Santiago Bernabeu dhe do të largohet nga klubi si futbollist i lirë në verën e vitit të ardhshëm, raporton portali spanjoll “Cadena Ser”.
Khedira ka kontratë me Los Blancos deri në fund të këtij sezoni dhe pritej të largohet në janar.
Por, lëndimi i mesfushorit kroat Luka Modric i cili do të mungojë për tre muaj ka bërë që Khedira të mbetet në klub, mirëpo jo më gjatë se deri në verën e vitit të ardhshëm kur si futbollist i lirë do të zgjedhë një destinacion të ri.