Reali kryen detyrën

Real Madrid mposhti Osasunën 2:0 në duelin e parë në Santiago Bernabeu në kuadër të Copa del Rey. Në ballafaqimin ku dy yjet më të mëdhenj të Los Blancos, Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale ishin titullarë dhe luajtën për tërë takimin, golashënues ishin dy futbollistë të tjerë. Karim Benzema dhe Jese Rodriguez. Sulmuesi francez e…

Sport

09/01/2014 22:25

Real Madrid mposhti Osasunën 2:0 në duelin e parë në Santiago Bernabeu në kuadër të Copa del Rey.

Në ballafaqimin ku dy yjet më të mëdhenj të Los Blancos, Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale ishin titullarë dhe luajtën për tërë takimin, golashënues ishin dy futbollistë të tjerë. Karim Benzema dhe Jese Rodriguez.

Sulmuesi francez e kaloi Realin në epërsi në minutën e 19’të kurse i riu Jese e dyfishoi avantazhin e gjigantit nga Santiago Bernabeu duke shpaguar besimin e trajnerit Carlo Ancelotti me gol, pas saktësisht një ore lojë.

Real e mbylli ndeshjen me fitoren 2:0 që e bënë të jetë komod para duelit të kthimit ku ndoshta Ronaldo e Bale do ta bëjnë atë që nuk e realizuan në këtë ndeshje, shënimin e golave.