‘Reali klubi më i fortë në botë’

Mesfushori i Real Madridit, Isco ka thënë se ai është duke luajtur te skuadra më e mirë në botë dhe është i lumtur për një gjë të tillë.

Sport

03/11/2014 15:31

Isco ka insistuar se nuk do të largohet nga Real Madridi, pasi është duke luajtur te skuadra më e mirë në botë dhe nuk ka arsye për ta bërë një gjë të tillë.

“Ndjenjat e mia për karrierën te Real Madridi janë shumë pozitive. Unë jam te skuadra më e mirë në botë, ne jemi duke fituar trofe, ne fituam sezonin e kaluar La Deciman dhe shpresoj se do të vazhdojmë në këtë rrugë”.

“Unë mendoj se vendi më i mirë për të vazhduar në triumfin e garave të ndryshme është skuadra e Real Madridit”, tha Isco për Bwin.

Spekulimet e kohëve të fundit kanë raportuar se Isco mund të transferohet te Milani gjatë janarit, mirëpo kjo deklaratë e tij ka lënë të nënkuptohet se një gjë e tillë nuk do të ndodh.