Reali kërkon ‘het-trikun’, gati t’ia marrë nga dora edhe lojtarin e tretë Barcës

Barcelona dhe Real Madrid kanë shfaqur interesim për mbrojtësin e ri të Sao Paolos, Leo Santos.

Sport

09/11/2018 08:39

Gjigantët e La Ligas, përveç rivalitetit në fushë, po sfidojnë njëra-tjetrën edhe në tregun e transferimeve.

‘Mundo Deportivo’ shkruan se Barcelona dhe Real Madrid janë të interesuar për 19 vjeçarin Leo Santos, përcjell ‘lajmi.net’.

Leo Santos ka qenë prej kohës shënjestër e Barcelonës, si një lojtar me perspektiv që do të zëvendësonte në qendër të mbrojtjes spanjollin Gerard Pique.

Sidoqoftë, Madrid së fundi po ashtu kanë vendosur të hyjnë në garë, duke kërkuar të mposhtin Barcelonën siç kanë bërë më parë me Viniciues dhe Rodrygo./Lajmi.net/