Reali heq dorë nga De Gea, ka një portier tjetër në listë

Real Madridi ka hequr dorë nga transferimi i David De Geas.

Sport

27/03/2016 08:20

Real Madrid i është vënë pas portierit të Chelseas Thibaut Courtois.

Portieri belg nuk e ka përjashtuar një largim të mundshëm nga Stamford Bridge në fund të këtij sezoni, deklaratë kjo e cila i ka shtyer drejtuesit e Real Madridit që ta mendojnë një transferim të tij në Bernabeu.

Sipas Marca, ‘Los Blancos’ duket se kanë hequr dorë nga portieri i Manchester Unitedit, David De Gea dhe se kërkojnë me çdo kusht që ta sjellin Courtoisin, transmeton Express.