Reali ka bërë ofertë për Verattin
Agjenti i Marco Verattit, ka t hënë se skuadra e Real Madridit ka bërë ofertë për të siguruar shërbimet e klientit të tij, gjatë afatit kalimtar veror.
Sport
Sipas agjentit të lojtarit, Reali ka bërë një ofertë për Verattin, ofertë kjo që është refuzuar nga skuadra e PSG.
“A tentoi Real Madridi transferimin e Verattit? Po, një gjë e tillë ka ndodhur”.
“Reali ka bërë ofertë për Marcon, mirëpo PSG kishte kërkesat e veta dhe kështu marrëveshja nuk u arrit”.
“Kjo është arsyeja pse Veratti luan ende për PSG-në”, tha Donato Di Campli.