Reali interesohet për yllin e Man City, ja si vepron ai

Në kampin e Manchester City situata nuk ishte aq e qetë, pasi Real Madrid ka shprehur interesim për yllin e skuadrës.

Sport

22/01/2019 17:44

Bernardo Silva ka përfunduar në radarin e “Los Blancos” dhe kjo gjë ka shqetësuar udhëheqësit e Manchester City.

Por, një përgjigje e mesfushorit portugez ka dhënë pakëz qetësi në kampin e “Citizens”, pasi ai ka bërë të ditur se është i interesuar për vazhdimin e kontratës, dhe jo për nënshkrimin me Real Madrid.

“Jam në rregull për momentin. Kam akoma tri vite e gjysmë kontratë të mbetur” ishin fjalët e Silva për “Manchester Evening News”, transmeton lajmi.net.

“Nuk e di se çfarë do të ndodh, por do të shohim. Jam i lumtur tek  City dhe nëse ata duan të bisedojnë për kontratën time, sigurisht se jam i hapur atë gjë” ka thënë tutje portugezi.

Duket se Bernardo nuk po e mendon aspak kalimin tek “mbretërit” e Spanjës. Ai është adoptuar mjaft mirë, sidomos gjatë këtij sezoni ka pasur hapësira shumë të mëdha, falë edhe lëndimit të Kevin De Bruyne.

Portugezi ka fituar simpatinë e trajnerit Pep Guardiola dhe tashmë është pjesë kyçe e skuadrës. /Lajmi.net/