Reali ia vendos çmimin Moratas, ia tregon edhe Milanit

Milani vazhdon të insistojë për sulmuesin e Real Madridit, Alvaro Morata.

Sport

17/07/2017 18:10

Rruga për të arritur deri të sulmuesi spanjoll, tani është edhe më e lehtë për kuqezinjtë, pasi Manchester United transferojë Romelu Lukakun nga Evertoni për 75 milionë funte.

Ajo që Milan tani duhet të bëjë, është plotësimi i kërkesës së Real Madridit, që i kanë vënë një çmim jo edhe të ulët sulmuesit.

‘Corriere della Sera’ sot ka raportuar se ‘mbretërit’ tashmë ia kanë bërë të ditur Milanit çmimin e Moratas.

‘Rossonerët’ duhet të paguajmë 90 milionë euro Real Madridit, nëse dëshirojnë Moratan.

Për Moratan ka interesim edhe nga Premierliga, konkretisht nga skuadra e Chelsea./Lajmi.net/